Politike

Meta vesh bluzën ‘Lironi liderin e opozitës’ dhe i shkon Berishës poshtë ballkonit për herë të parë: Është në piedestal

Teksa mbërriti për herë të parë poshtë shtëpisë së Sali Berishës që kur ai ndodhet prej dhjetorit të shkuar në arrest shtëpie, president i Partisë së Lirisë Ilir Meta veshi bluzën “Lironi liderin e opozitës”.

Ai thuri lavde për Berishën duke e cilësuar si njeriu që ka futur Shqipërinë në NATO si dhe autor i shumë arritjeve të tjera për vendin.

"Berisha nuk është në arrest shtëpie, është në piedestal. I kanë dhënë mundësinë të shoh më lart se ne këtu. Opozita është në një moment pozitiv të bashkimit”, tha Meta.

Ndërkohë, Ramën e quajti thjesht si “Drama” teksa përshkoi rrugën në këmbë deri te rrugica e Salës.

Kryetari i Partisë së Lirisë mbajti edhe fjalën e tij poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Moj Serbi, murin ta prisha se më thonë Sali Berisha.

Po, Sali Berisha është atje dhe nuk është këtu se doli kundër copëtimit të Kosovës.

Sali Berisha është atje dhe nuk është këtu se doli kundër shpopullimit të Shqipërisë.

Sali Berisha është atje dhe nuk është këtu se nuk u bë pjesë e pazareve të ulëta për të shkatërruar pluralizmin politik.

Ata kujtojnë se kanë izoluar Sali Berishën, por ata e kanë ndihmuar Sali Berishën, i kanë dhënë një podium më të lartë, e kanë afruar me qiellin dhe me Zotin që t’u flasë shqiptarëve më kthjellët”, tha Meta.

Por pse nuk shkoi deri më sot në tubimin e cdo mbrëmje poshtë shtëpisë së Berishës?

“Janë të shumtë ata që thonë se pse nuk ka ardhur Ilir Meta këtu ku vijnë shqiptarët dhe patriotët.

Por presidenti duhej të vinte si president te presidenti i përgjithshëm, Sali Berisha”, tha Meta në podiumin e ngritur prej 117 ditësh, ku mbrëmjen e së shtunës shkoi për herë të parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë