Politike

Meta, tryezë për gratë në PL: E kemi mendjen te takat e larta e te çantat e shtrenja, ndaj po na ikin të rinjtë

Në tryezën e organizuar për fuqizimin e grave, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha se në konventën e 27 prillit   shumica e të ftuarave dhe gjysma e pjesëmarrëseve do të jenë gra e vajza.

“Do mbështes gratë si Thatcher, por u kemi vënë stërkëmbeshat. Gratë të mos i vendosin stërkwmbsha dhe nofka një-tjetrës. Në fakt kjo ka ekzistuar edhe në PS kur unë kam qenë pjesë. Nuk ka më të rrezikshme se gratë që janë xheloze për gratë. E kemi mendjen te takat e larta e te çantat e shtrenja, ndaj po na ikin të rinjtë ne. Gabimi i Metës është që nuk ka ndërtuar sistem meritokratik, të matshëm dhe të barabartë. Meta ka besuar shumë e është zhgënjyer. Gratë në Partinë e Lirisë do të "shpërthejnë" dhe do të afrohen shumë të tjera. Do të kemi një parti të organizuar në mënyrën më të hekurt. Do të kemi partinë më demokratike. Mendimit ndryshe do t’ia japim fjalën në Konventë. Prandaj kemi punuar ne, që të kemi edhe një mendim ndryshe Mekanizmi i organizimit ishte ndryshkur. Mendimin ndryshe do ta respektojmë dhe mirëpresim çdo platformë fraksioni. Partia e Lirisë do të jetë misionare, ekzekutive, jo parti thashethemesh dhe klubesh", u shpreh Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë