Politike

Meta: Shteti t’u kthejë pronat komuniteteve fetare

Në 100-vjetorin e mbajtjes së Kongresit të Parë Bektashian, Presidenti Ilir Meta nënvizoi rëndësinë e respektimit të të drejtave kushtetuese të komuniteteve fetare.

“...Edhe pas 30 viteve nga rënia e regjimit ende jo vetëm besimi bektashian, por edhe të tjerë kanë pengesa për të funksionuar në mënyrë më efikase pranë besimtarëve të tyre.

Është koha që shteti dhe të gjitha institucionet të zbatojnë të drejtat kushtetuese të besimeve duke filluar nga kthimi i pronave dhe duke vazhduar me mbështetjen që ato meritojnë,” tha Presidenti Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë