Politike

Meta: Shqipëria të kërkojë anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat kërkoi që institucionet dhe shteti shqiptar të kërkojnë anëtarësimin e Kosovës në NATO si garanci absolute e sigurisë për Kosovën dhe rajonin.

Ai gjithashtu përshëndeti qëndrimin e fundit të KFOR-it që bën të qartë se ekskluzivitetin për rendin dhe sigurinë e ka Policia e Kosovës.

“Dua të ndaj qëndrimin e PL për Kosovën. Është e rëndësishme që Shqipëria, Parlamenti qeveria të kërkojnë anëtarësimin e Kosovës në NATO si garanci absolute e sigurisë për Kosovën dhe rajonin tonë. Dua të përshëndes dhe qëndrimin e fundit të KFOR-it që bën të qartë se ekskluzivitetin për rendin dhe sigurinë e ka Policia e Kosovës dhe se KFOR-i është në mbështetje të tyre. Çdo gjë tjetër është përpjekje për të kaluar nga Republika e Kosovës tek Republika e KFOR-it”, tha Meta duke atakuar indirekt në këtë rast kryeministrin Edi Rama.

Ky i fundit në konferencën për mediat të pak ditëve më parë kërkoi kontroll të plotë të KFOR-it mbi territorin e veriut të Kosovës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë