Politike

Meta shpalos programin për bujqësinë: I japim goditje edhe shpopullimit

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka thirrur sot një tryezë për problemet e bujqësisë dhe të blegtorisë në Shqipëri, duke prezantuar dhe shpjeguar programin e veçantë që kjo parti për këtë fushë të rëndësishme të ekonomisë.

“…Ne i japim, përmes programit tonë, një goditje dërrmuese në radhë të parë shpopullimit, i cili shtyllën kryesore të realizimit të tij e ka te braktisja e fshatit, te braktisja e bujqësisë, te braktisja e blegtorisë edhe te largimi i njerëzve, i detyruar. Sepse, jo vetëm është braktisur bujqësia, është braktisur blegtoria, është braktisur gjithçka, por janë hequr edhe të gjitha shërbimet e tjera nga Kolonja, nga Përmeti, nga Tropoja, nga Kukësi, që nga gjykatat, institucionet, etj etj. Pse?! Për ta bërë të bërë të papërballueshme koston e jetesës në ato zona, të paleverdishme në mënyrë që shqiptarët o të ikin jashtë, ose të vijnë këtu në Tiranë e të bëhen konsumatorë të ekonomisë së kullave. Ndaj, ne do ta fillojmë që me ristrukturimin e buxhetit,” nënvizoi ndër të tjera Ilir Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë