Politike

Meta qorton policinë për rastin e Vlorës: Dhuna ndaj grave e vajzave e dënueshme! Ndal arrogancës

Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar si të tepruar dhe joproporcional reagimin e Policisë së Shtetit ndaj biznesmenëve që protestuan në shëtitoren e Vlorës kundër masave kufizuese.

Meta qorton Policinë duke thënë se “është e papranueshme dhuna ndaj grave dhe vajzave”.

"Duke ndjekur me vëmendje dhe vlerësuar situatën shqetësuese të krijuar mbrëmë në Vlorë, i bëj thirrje Policisë së Shtetit, autoriteteve dhe institucioneve përgjegjëse të dëshmojnë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve, që shqetësojnë biznesin, në përputhje me kuadrin ligjor.

Protestat paqësore janë një e drejtë, që garantohet nga Kushtetuta. Dhuna e pajustifikuar dhe shporporcionale ndaj sipërmarrësve dhe qytetarëve, në veçanti ndaj grave dhe vajzave është e papranueshme dhe e dënueshme.

Jo arroganca dhe arbitrariteti, por dialogu i sinqert dhe bashkëpunimi i ofruar nga shteti ofrojnë patjetër mundësi për arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme. Kurrsesi Vlora nuk e meriton një trajtim të tillë!", shkruan presidenti”, mbyllet reagimi i Metës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë