Politike

Meta publikon raportin që i dërgoi Venecias: Parandalova trazirat sociale

Në një material prej 55 faqesh, Presidenti ka hartuar një raport shpjegues për Komisionin e Venecias mbi arsyet e vendimit të tij që çuan në shfuqizuan e datës 30 qershor dhe që erdhi si pas kreut të shtetit në kushtet e krize të thellë jo vetëm politike, por edhe institucionale. Si konkluzion të situatës kreu i shtetit rendit 18 pika, apo arsye që ndikuan te ai për të vepruar në këtë mënyrë.
Në këtë dokument të zgjeruar, Meta i sjellë si precedent Komisionit të Venecias dhe rastet e tjera të shtyrjes së datës së zgjedhjeve nga presidentët e tjerë.
Në raport thuhet se Presidenti i Republikës vlerësoi se duhet të ndërhynte në mënyrë të tillë që t’u ofronte palëve kohë për reflektim dhe për gjetjen e një zgjidhjeje përmes dialogut të pazëvendësueshëm politik, duke siguruar njëkohësisht mos cënimin e parimeve kushtetuese të pluralizmit politik dhe kthimin e paqes sociale në vend.
"Mungesa e plotë e vullnetit politik për marrëveshje midis forcave politike nuk mundet të dobësojë dhe as të kufizojë rolin që Kushtetuta i ka dhënë Kreut të Shtetit. Përkundrazi, ky rol është thelbësor për zgjidhjen e krizave të rënda si kjo që po kalon vendi. Në këto kushte, Presidenti i Republikës është i vetmi institucion kushtetues funksional që ka vullnetin, mundësinë dhe kompetencën ekskluzive kushtetuese për të ndikuar në kapërcimin e krizës" thekson raporti.

Faksimile e raportit te Metes derguar Venecias


Presidenti i Republikës sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë qëndron mbi të gjitha pushtetet dhe nuk bën pjesë tek ato. Pikërisht ky rol i jep Presidentit të Republikës të drejtën që të ndërhyjë, me mjetet në dispozicion, në situata krizash të rënda me qëllim zgjidhjen e tyre. "Veçanërisht në mungesë të institucioneve që mund të zgjidhin konfliktet kushtetuese apo që mund t’i jepnin përgjigje shumë kërkimeve të kësaj natyre, roli i Presidentit të Republikës është primar dhe i pazëvendësueshëm, pasi është i vetmi organ kushtetues që e ka mundësinë kushtetuese të ndërhyjë me mjetin që ai disponon. E drejta e Presidentit të Republikës për të caktuar datën e zgjedhjeve sipas nenit 92/gj të Kushtetutës nuk mund të kuptohet dhe as të zbatohet më vhte, pasi kjo dispozitë kushtetuese është e lidhur ngushtësisht me dispozitat e tjera të kushtetutës nenit 1/3, 3, 4, 5, 15, 45/1 e 4, 86/1, 93, 109 të Kushtetutës që parashikojnë parimet themelore, të drejta dhe detyrime, të cilat duhet domosdoshmërish të respektohen përgjatë një procesi zgjedhor në një shoqëri demokratike”, thuhet në këtë raport.
Më tej theksohet se Meta e ndërmori këtë veprim për të ndaluar që në Shqipëri të mbahen zgjedhje të njëanshme.
“Të gjitha së bashku këto dispozita formojnë një entitet normash kushtetuese në përmbushje të të cilit Presidenti i Republikës duhet të veprojë për përmbushjen e një qëllimi kushtetues e të ligjshëm që është shmangia e çdo mundësie për trazira sociale në vend, garantimin e pluralizmit politik dhe përcaktimi i një date të re zgjedhjesh vendore në mënyrë që ato të zhvillohen në një situatë të qetë, të lira dhe demokratike në mënyrë që të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë pa dallim t’u krijohet mundësia për të zgjedhur midis alternativave. Po kështu, mbrojtja dhe përparimi i interesave të përbashkëta kombëtare është një nga detyrat kryesore të Presidentit. Pas anëtarësimit në NATO, të realizuar një dekadë më parë, anëtarësimi në BE është objektivi strategjik kombëtar i vendit, shoqërisë dhe gjithë forcave politike”, thuhet më tej në raport.
Kreu i shtetit pretendon se e gjithë sjellja e Presidentit të Republikës dhe përpjekjet e tij, duke qenë shumë i ndërgjegjshëm dhe për detyrimet që duhen përmbushur veçanërisht për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE, kanë synuar shmangien e një konflikti civil, të një procesi të dështuar zgjedhor dhe realizimin e zgjedhjeve vendore gjithëpërfshirëse dhe demokratike për të përmirësuar besueshmërinë e vendit në përmbushjen e kritereve politike në prag të 17-18 tetorit 2019, kur do të merret vendimi i Këshillit Europian për Shqipërinë.
“Përpjekjet disa mujore dhe intensive të Presidentit të Republikës, dhe thirrjet e aktorëve të tjerë vendas dhe të huaj për rivendosjen urgjent të dialogut politik ndërmjet palëve, qenë të pasuksesshme. Të dy palët politike u angazhuan për një ndeshje force që po përshkallëzonte drejt konfliktit civil pa marrë asnjë përgjegjësi për pasojat. Antagonizmi politik në rritje mes palëve, gjuha e urrejtjes dhe e përçarjes nxitën përshkallëzimin dhe tensionin shoqëror, që mund të shoqërohej me pasoja të pakontrollueshme, duke rrezikuar sigurinë publike, stabilitetin demokratik, qetësinë dhe paqen sociale në vend. Duke vlerësuar tërësinë e rrethanave dhe informacioneve kritike në dispozicion si Kreu i Shtetit, Presidenti i Republikës vendosi që të mos qëndrojë indiferent në kushtet kur kërcënoheshin si siguria publike ashtu edhe pluralizmi politik në vend. Presidenti anuloi zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershor 2019, gjë që ndikoi menjëherë në qetësimin e situatës”, thuhet në këtë raport.
Kreu i shtetit ka përmendur këtu mungesën e Gjykatës Kushtetuese, krizën dhe përplasjet për Unazën e re, si dhe faktin që sipas tij, Prokuroria nuk ka nisur hetimet për dosjen e përgjimeve të Dibrës dhe Durrësit për krimet zgjedhore, pra duke e tejzgjatur këtë proces hetimor, duke mos vënë para përgjegjësisë asnjë përfaqësues të mazhorancës. Gjithashtu kreu i shtetit ka vënë në dukje edhe faktin se Parlamenti nuk është i plotë dhe se kjo ka sjellë një krizë institucionale ku opozita nuk i marrë në formën ligjore, sipas Kodit Zgjedhor dhe procedurave legjislative.

Klikoni per raportin e plote Raporti

Arsyet e Presidentit për shfuqizimin e 30 qershorit

Në kushtet e një krize të rëndë të paprecedentë politike, kushtetuese, institucionale dhe përfaqësimi ku:

  1. Palët politike u vendosën në një kurs konstant përplasjeje dhe refuzuan dialogun;
  2. Opozita hoqi dorë në bllok nga mandatet parlamentare. 182 deputetë dhe kandidatë për deputetë të opozitës u dorëhoqën dhe refuzuan në bllok mandatet parlamentare.
  3. Opozita parlamentare aktuale përftoi mandatet në shkelje të Kodit Zgjedhor dhe procedurave legjislative;
  4. Parlamenti nuk u plotësua me numrin kushtetues të 140 deputetëve për shkak të shterimit të listave të kandidatëve nga partitë e opozitës;
  5. Parlamenti humbi rolin mbikëqyrës ndaj ekzekutivit;
  6. Parlamenti dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzojnë njohjen e autoritetit kushtetues të Presidentit të Republikës;
  7. Gjykata Kushtetuese është jo funksionale prej 18 muajsh;
  8. Gjykata e Lartë është jo funksionale;
  9. Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm u zgjodh në mënyrë të njëanshme antikushtetuese;
  10. Prokuroria nuk veproi për zbardhjen e krimeve zgjedhore të konsumuara në vitet 2016 - 2017 – Dosjet 184 (Bashkia Dibër) dhe 339 (Bashkia Durrës);
  11. Opozita refuzoi regjistrimin si konkurrent zgjedhor për zgjedhjet lokale;
  12. Mazhoranca këmbënguli të garonte e vetme për të marrë në administrim të 61 bashkitë e vendit dhe këshillat e tyre;
  13. Zhvillimi i protestave periodike kombëtare të shoqëruara me akte dhune dhe vandalizmi si dhe reagim shproporcional nga forcat e rendit, me pasojë plagosje të shumta nga policia e shtetit dhe qytetarët;
  14. Përdorimi i gjuhës armiqësore dhe thellimi i ndasive çoi në rritjen e frustrimit shoqëror dhe emigracionin masiv;
  15. Rritja e pasigurisë ndikoi në ekonominë e vendit.
  16. Refuzimi i Kryeministrit për të pranuar ndërmjetësim për zgjidhjen e krizës e në veçanti përcaktimin e një date të re gjithëpërfshirëse përveç 30 qershorit

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë