Drejtësia

KPK e shkarkoi para 3 vjetësh, KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Bib Ndreca

Gazeta Si - Trupa e posaçme e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, vendosi të rikthejë në detyrë gjyqtarin e GJKKO-së, Bib Ndreca.

Më parë Ndreca ishte shkarkuar para 3 vjetësh gjatë procesit të Vettingut prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Shkarkimi i tij nga KPK u bë më 18 janar të vitit 2021, por më pas Ndreca e apeloi këtë vendim në KPA.

Sipas KPK-së, gjyqtari Ndreca rezultoi me probleme sa i takon pasurisë së një familjari. Gjyqtari Ndreca ka shqyrtuar ndër të tjera dosjen e bujshme “339”, grabitjen e Rinasit dhe çështjen e ish-deputetëve të Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Arben Çuko.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë