Drejtësia

Dumani i përgjigjet Nokës për Berishën dhe Metën: S’jam peng i askujt. S’i kam pasur duart e lidhura as në 2008, e as sot

Kreu i SPAK, Altin Dumani dha një përgjigje të prerë për disa nga pyetjet që deputeti demokrat Flamur Noka kishte lidhur me raportin e SPAK ndaj Sali Berishës, Ilir Metës apo edhe Fatmir Mediut. Dumani tha se drejtësia nuk mund të sfidohet dhe se vetë ai nuk i ka duart e lidhura nga askush duke iu referuar akuzave të opozitës, por edhe Nokës në komision nëse po përdoret nga kryeministri Edi Rama.

Flamur Noka: Ju i keni hapur proces ligjor kryetarit të PD dhe opozitës pa asnjë fakt dhe asnjë provë. Sot mbani të burgosur politik atë pa akuzë. Rast unik dhe i pabazuar në ligj. Gjithashtu keni hapur një proces ligjor ndaj Fatmir Mediut, një drejtues tjetër i opozitës, megjithëse çështja e tij është parashtruar. Proces kundër Ilir Metës, drejtues i një tjetër force opozitare. Mos vallë po përdoreni politikisht për të luftuar opozitën ose keni një mision të detyruar nga kreu i këtij regjimi?

Altin Dumani: Mua nuk më rriten veshët as kur më lavdërojnë dhe as kur më shajnë kush me njeh e di shumë mirë se çfarë përfaqësoj, unë i njëjti ngelem. Sot në këtë detyrë që më është besuar po përpiqem të bëj më të mirën. A jemi për tu kritikuar? Patjetër që po, por kur ka vend për tu shqetësuar duhet. Ju referuarat raportit të IDM-së por nuk the vlerësimin për SPAK, ta thojë dhe këtë. Ne jemi skai fundor,  ngremë akuza fusim njerëz në burg nuk është kurrë kënaqësi për ne Por kjo është detyra jonë dhe ne nuk flemë të qetë nëse kemi marrë vendim të drejtë apo jo. por referoju edhe raporteve të ndërkombëtareve për punën e SPAK...

E thash ai që kam qenë ai jam. Si kam pasur duart e lidhura në 2008 dhe as në 2023 dhe as sot. Si prokuror, jam prokuror nuk jam drejtues... Nuk  ka shans të më ndikojë kush mua në punën time. 0 shanse në punë time dhe të kolegeve të mi...Ajo është çështje në hetim nuk mund të prononcohem. Çdo vendim është i kontrollueshëm nga sistemi gjyqësor. Drejtësia nuk i mund të sfidohet dhe nuk jam peng i askujt...


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë