Deputeti i PD-së, Flamur Noka, ka deklaruar se nuk është në dijeni që SPAK ka nisur një hetim pasuror në drejtim të tij.
I ftuar në “Debat” në A2CNN, Noka tha se nuk ndihet i shqetësuar.
“Nuk e di dhe nuk shqetësohem fare, e kam thënë qe e kam deklaruar pasurinë prej 16 vitesh, jam i pastër para ligjit në mënyrë absolute, kam një apartament që kam 16 vjet që paguaj kredi, kam një makinë që kam 10 vite që paguaj kredi, asgjë tjetër përveç trupit tim, nuk jam në dijeni, por të vazhdojnë sa të duan, nuk kam shqetësim, nuk i kam futur dorën askujt në xhep, fle i qetë, a nëse duan të hetojnë, duan të shfryjnë duf, le të vijojnë, Dumani apo dushmani. Asgjë nuk më ndal për këtë betejë time”, tha Noka.
Reagimi erdhi pasi në disa media është publikuar lajmi se ndaj tij, SPAK ka nisur një hetim pasuror.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.