Ka ndodhur

Furgoni doli nga rruga në Lezhë, humb jetën 50-vjeçari pasi pësoi arrest kardiak

Gazeta Si- Një 50-vjeçar ka humbur jetën këtë të enjte në aksin rrugor Lezhë-Milot, pasi dyshohet se teksa drejtonte një mjet tip furgon, ka pësuar sulm në zemër.  

Policia thotë se mjeti i drejtuar nga A.S., ka dalë nga rruga dhe shoferi ka humbur jetën. Sipas burimeve, raportohet se se pasagjerët që ndodheshin në furgon nuk kanë pësuar lëndime.

“Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, shtetasi A. S., rreth 50 vjeç, teksa drejtonte automjetin, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe 50-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.”, sqaron policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë