Politike

Meta propozon kryesinë e re, ‘fshin’ Kryemadhin dhe dy bashkëpunëtorët e ngushtë të saj (emrat)

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka propozuar listën e emrave të anëtarëve të kryesisë që do tu shkojë për votim delegatëve të Konventës së 27 Prillit. Ajo që vihet re është fakti se aty nuk janë të përfshirë as Monika Kryemadhi dhe as dy bashkëpunëtorët e ngushtë të saj, Endrit Braimllari dhe Elona Guri.

Pak kohë më parë Endrit Braimllari deklaroi dorëheqjen nga detyra e nnekryetarit. Ai është shprehur se pavarësisht dorëheqjes do të vazhdojë të militojë në Partinë e Lirisë.

Emrat kandidat për kryesinë e re  

1.        Edmond Haxhinasto (Kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar)

2.        Ilir Meta (Kryetar i Partisë së Lirsë)

3.        Agim Nesho (ZëvendësKryetar i Partisë së Lirisë)

4.        Erisa Xhixho (Nënkryetare dhe deputete)

5.        Petrit Vasili (Nënkryetar dhe deputet)

6.        Silva Caka  (Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun)

7.        Esmeralda Demiraj (Kryetare e LGI)

8.        Petraq Milo (Sekretar për Çështjet Ekonomike)

9.        Anisa Ibraj (Anëtare Kryesie, LRI)

10. Myrvete Asqeri (Kandidate për Zv/Presidente të Partisë së Lirisë)

11. Floida Kërpaçi (Nënkryetare, Anëtare Këshilli Bashkiak, Tiranë)

12. Faik Basha (Kandidat për President të Partisë së Lirisë)

13. Erisilda Hoxha (Kryetarja e PL, Kuçovë)

14. Fatjona Selimaj (Kryetarja e PL, Fushë-Arrëz)

15. Brunilda Haxhiu (Sekretare për Familjen dhe kundër Shpopullimit)

16. Ines Shehu (Sekretare për Fuqizimin e Gruas)

17. Anxhela Shenaj (Anëtare Këshilli Bashkiak, Vlorë)

18. Dea Nako (Studente, anëtare e PL, Korçë)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë