Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti të enjten në zyrën e tij Ambasadorin e ri të Serbisë në Tiranë, Slobodan Vukčević, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
Gjatë takimit, Kreu i Shtetit shprehu dëshirën se përpjekjet e tij do t’i shërbejnë rritjes së marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, sidomos në fushën ekonomike, tregtare dhe turizëm.
Presidenti Meta nënvizoi se, “dialogu Kosovë-Serbi ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe njohjen e ndërsjellë, ka rëndësi jo vetëm për të dy vendet, por edhe për rajonin dhe perspektivën e tij europiane”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.