Politike

Meta pret ambasadorin bullgar: Diskutuam për negociatat e Shqipërisë me BE

Gazeta Si - Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim zyrtar ambasadorin e Bullgarisë, Momchil Raytchevski. Në fokus të diskutimeve ishin marrëdhëniet dypalëshe dhe rëndësia e çeljes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Pas këtij takimi, presidenti Meta kë bërë një postim në faqen e tij në Facebook, ku shkruan:

“Kënaqësi të bisedoja sot me Ambasadorin e Bullgarisë, z.Momchil Raytchevski. Forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve bilaterale dhe rëndësia e çeljes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian ishin temat kryesore.

E falënderova për mikpritjen që m’u rezervua në Sofje, si edhe për kontributin e tij për përmirësimin e bashkëpunimit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë