Politike

Meta për rezolutën e Srebenicës: Jam i zhgënyer nga reagimi i deputetëve

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për projekt-rezolutën e paraqitur nga opozita, për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, për të cilin maxhoranca u shpreh kundër.

“Tejet zhgënjyes votimi KUNDËR i mazhorancës ndaj projekt-rezolutës së paraqitur në Kuvendin e Shqipërisë për njohjen dhe dënimin e genocidit të serbëve të Bosnje-Hercegovinës në Srebrenicë në Korrik të 1995”,ka shkruar Meta në rrjetin social “Facebook”

Më tej ai ka shkruar se në kushtet e agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikueshëm rus kundër Ukrainës, në rajonin tonë vërehen përpjekje të shtuara për të mohuar genocidin serb në Srebrenicë.

“Seanca e Kuvendit të Shqipërisë do të duhet të shprehte me solemnitet dhe vendosmëri të plotë vullnetin e patjetërsueshëm të popullit shqiptar kundër genocidit barbar, që mori jetët e 8372 njerëzve në Srebrenicë,” shkruan Presidenti.

Ai ka theksuar se është tejet i keqardhur që deputetë të Kuvendit të Shqipërisë shtrembërojnë në mënyrë të pamerituar dhe nuk përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve shqiptarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë