Lajme

Meta nxjerr videon e Ramës ministër Kulture: Mendonte ndryshe

Presidenti Ilir Meta pasi e çoi në Gjykatën Kushtetuese ligjin kundër shembjes së Teatrit, ditën e sotme i ka dërguar një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ku i konfirmon mbështetjen e tij të plotë në aplikimin drejtuar organizatës “Europa Nostra”.
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, kreu i shtetit shkruan se qëndrimet e tij në mbrojtje të trashëgimisë historike e kulturore të Tiranës, kanë qenë në koherencë prej 20 vitesh.
Ndërkohë, Meta publikon dhe një video të kryeministrit Edi Rama në vitin 2000, kur ishte ministër kulture në qeverinë që drejtonte Meta.
“Të dashur miq!
Po ju njoh me faktin se dje i kam dërguar një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, për të konfirmuar mbështetjen time në aplikimin e saj drejtuar organizatës prestigjioze ‘Europa Nostra’ për mbrojtjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental.
Po kështu të gjitha qëndrimet e mia në mbrojtje të trashëgimisë historike e kulturore të Tiranës, kanë qenë dhe janë në koherencë të plotë për këtë çështje prej 20 vitesh.
Dëgjoni ju lutem kryeministrin aktual, z.Rama se si e konfirmonte këtë fakt në vitin 2000, kur shërbente me devocion të jashtëzakonshëm si ministër Kulture, në qeverinë që unë drejtoja”, shkruan Meta në “Facebook”.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/343188466592482/?__xts__[0]=68.ARDuVmgWfMARjNe4B586TRPzRMBigX4mChVJS-vF9QTj9l8ikSZ-Wdb7qtya4jawCrWvBzwKHxAKFGmeRGt6qhiDPPH8gITKFrGnKb7puU56EDASbqiEvCf3F48xwLldlKzZY4dxEXgJ2o9X-BsUEzczKBLemJeWFJRIahDjoT-yO0TEoOjpYLlOTdAWeZet2n6pEv_cxMVnekYl05yq07eCu-5cbWLZPVtRbyEmWT55qTVCRjsb5sGFpWUcivdeaR2u8-WY_NzAb-qXkOUbqmMg4PJmargwKz1O8g4X1NZ_H2h5hHvU9kPCdWywHx3jcxP79ZV6y9UQmqadbC9cEEqtTRMWtpbZS1i3lJPc&__tn__=-R

Nga ana tjetër kryeministri prej ditësh ka vijuar betejën virtuale me të gjithë ata që janë kundër shembjes së godinës së Teatrit. Kreu i qeverisë nëpërmjet rrjetet sociale ka sjellë fjalët e disa prej zërave të artit, që sipas tij janë për ndërtimin e një godine të re.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë