Politike

Meta nxjerr tabelën e shpopullimit: Çfarë mund t’i ndalojë shqiptarët të ikin

Presidenti Ilir Meta thekson në një postim në Facebook se, Shqipëria zë vendin e parë në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë, duke lënë pas edhe vende të sapodala nga lufta dhe konfliktet civile.

Duke publikuar një tabele të dhënash nga INSTAT për periudhën 2014-2019, Meta shkruan se, “një shqiptar ndihet sot më i pashpresë se një sirian, iraken dhe afgan”.

Tabela e publikuar nga Presidenti Meta

“Lufta efikase kundër varfërisë, zhdukja e monopoleve, anulimi i koncensioneve korruptive, rritja e prekshme e pagave dhe pensioneve, hapja e vendeve të reja të punës, ulja e taksave, krijimi i shanseve dhe i mundësive të reja për të rinjtë e ndalojnë shpopullimin”, thotë Meta


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë