Politike

Meta: Nuk bashkëpunoj me Bashën, ndryshimet kushtetuese të 2008, gabim fatal

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar se nuk ka asnjë mundësi bashkëpunimi me Lulzim Bashën, me argumentin se ky i fundit bashkëpunon me Edi Ramën.

“Besoj se kriter për bashkëpunim brenda gjithë opozitës pa asnjë diskutim që këtë e ka secili në dorë dhe duke gjetur veten e tij në raport me Ramën”, tha Meta.

Për ngritjen e komisionit për Reformën Zgjedhore, Meta tha se problemi kryesor është kapja e shtetit dhe institucioneve, dhe se opozita duhet të unifikojë propozimet në mënyrë që të sigurohen zgjedhje të lira.

Në këtë kuadër, Meta u pyet edhe për ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 për të cilat për herë të parë, Berisha para pak ditësh u shpreh se kishte reflektuar.

“Marrëveshja e 2008 ka qenë një gabim, është pak të thuash gabim, sepse mendoj se vendi sot është në situatën e kapjes së shtetit për shkak të çmontimit apo të fillimit të çmontimit të kontrollit të balancës së pushteteve në vitin 2008 e pastaj në vazhdim, duke e shndërruar ndryshimin e Kushtetutës për interesa të ditës” u shpreh Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë