Presidenti Ilir Meta ka njoftuar një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në orën 18:30.
Kjo deklaratë e Metës vjen pas ngërçit të krijuar kohët e fundit për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese
Një ditë më parë, Komisioni i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra Besnik Muçin, të dekretuarin e Metës si anëtar të Kushtetueses.
Presidenti Meta po përplaset ditë pas dite me mazhorancën, disa ambasada të huaja dhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi sa i përket ngërçit në Gjykatën Kushtetuese.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.