Politike

Meta në SPAK për ÇEZ-DIA / Berisha: Gjah shtrigash i Ramës, veprim politik

Sali Berisha është në anën e Ilir Metës kur bëhet fjalë për dosjen CEZ-DIA më të cilën kryetari i Partisë së Lirisë po përballet në SPAK

“Lidhur me CEZ-DIA-n. Absolutisht nuk kam pasur asnjë dijeni për brendinë e saj dhe kjo është e faktuar.

E dyta, CEZ-DIA, siç e dini ju, është një çështje e hetuar gjerësisht. Është një çështje në të cilën janë burgosur, kanë bërë burg dhe kanë dalë nga burgu persona të implikuar në këtë çështje.

Tani, që të mendoj se nuk ka politikë këtu, unë naiv nuk jam.

Nuk jam naiv sepse dosja e CEZ-DIA kishte dalë në dritë, ishte bërë edhe procesi gjyqësor, kur Edi Rama e propozoi dhe e votoi Ilir Metën për president.

Ndaj dhe çdo njeri, jo unë që jam në opozitë, ka të drejtën e ligjshme të vlerësojë këtë si një veprim të mirëfilltë politik.

Nëse dokumentet faktonin se Ilir Meta ka bërë një veprim të gabuar, unë nuk gjykoj se dosja të hetohej pa të, të dënohej tjetri me burg dhe ky të bëhej president.

A mund të besoj unë gjë tjetër? As unë dhe asnjë njeri.

Ky është një gjah shtrigash që bën Edi Rama”, tha Berisha


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë