Politike

Meta në Prishtinë: ‘Ballkani i Hapur’, projekt përçarës dhe përjashtues

Presidenti Ilir Meta u prit në një takim nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca gjatë vizitës që po zhvillon në Prishtinë.

Sipas njoftimit për shtyp të Presidencës, “kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e thellimit dhe forcimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërparlamentar mes dy vendeve, duke evidentuar rëndësinë e konkretizimit të të gjitha angazhimeve ndërqeveritare mbi heqjen e barrierave ekonomike dhe tregtare ndërmjet vendeve, nëpërmjet nismave konkrete ligjore”.

Jo më kot, Presidenca  e vuri theksin tek fakti se, “Presidenti Meta nënvizoi nevojën imediate për konsensus politik të brendshëm dhe një platforme gjithëpërfshirëse për vijimin e dialogut me Serbinë, në bashkëpunim shumë më të ngushtë me partnerët tanë strategjikë të angazhuar për stabilitetin, sigurinë dhe të ardhmen europiane të rajonit”.

“Në këtë kuadër, Presidenti Meta dhe Kryeparlamentari Konjufca ndanë të njëjtin vlerësim për domosdoshmërinë e vijimit të Procesit të Berlinit, si nismë gjithëpërfshirëse, efikase dhe që ka dhënë rezultate konkrete, përkundrejt “Ballkanit të Hapur”, që rezulton një projekt përçarës dhe përjashtues”, thuhet në njoftimin e Presidencës


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë