Politike

Meta merr progres-raportin: Duhen përpjekje të shumëfishta për tu anëtarësuar në BE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta tha se duhen përpjekje të shumëfishta nga ana e Shqipërisë për tu pranuar në BE, teksa mori progres-raportin për Shqipërinë nga  Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.

“Funksionimi i institucioneve demokratike, respektimi i të drejtave themelore dhe sundimi i ligjit mbeten prioritete parësore për Shqipërinë dhe procesin e saj të anëtarësimit në BE.

Duhen përpjekje të shumëfishuara, që ky proces të ecë më shpejt dhe pa kompromentuar vlerat europiane.

Ruajtja e perspektivës europiane për Ballkanin Perëndimor është kyç për paqen, stabilitetin dhe mbizotërimin e sistemit demokratik, si alternativa më e mirë e qeverisjes”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë