Në një takim të zhvilluar me disa studentë të Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kërkoi uljen e tarifave në universitete.
“Korrupsioni në arsim, tarifat e larta në universitete, të papërballueshme për shkak të ndikimit të pandemisë COVID-19 në humbjen e vendeve të punës, sfidat e shumta të mësimit online, mungesa e Kartës së Studentit, të bibliotekave, laboratorëve dhe praktikave mësimore, si dhe shanset e pakta të punësimit të të rinjve të mirëarsimuar dhe të kualifikuar, ishin disa nga problematikat më të mprehta të ngritura prej tyre.
Mbajta shënim gjithçka dhe u bashkohem plotësisht kërkesave të tyre, plotësisht të realizueshme.
Zëri i të rinjve duhet të dëgjohet nga të gjithë, për të ndalur largimin e tyre nga vendi.
Pa vonesë duhen marrë të gjitha masat për të ulur tarifat në universitete.
Është e domosdoshme Karta e Studentit, që do minimizojë kostot e shërbimeve, veçanërisht për studentët e familjeve në nevojë apo një nga prindërit e të cilëve e ka humbur vendin e punës për shkak të COVID-19”, shkruan Meta, pas takimit të zhvilluar me të rinjtë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.