Politike

Meta kundër draftit për surrogacinë: Nuk bëhet gjaku ujë, po na kthejnë në fermë laboratorike   

Presidenti i PL-së, Ilir Meta është shprehur kundër projektligjit për surrogacinë

“Falenderoj personalitetet që ma kanë prishur gjumin që sot në mëngjes të tmerruar nga guximi i internacionales së surrogatove për të kthyer Shqipërinë në një fermë surrogato të të gjithë botës.

Këta e zëvendësuan parullën ‘proletarë të të gjithë vendeve bashkohuni’ po të paktën ata bashkohen në Bashkimin Sovjetik që kishte hapësira pafund, në ‘surrogato të të gjithë botës bashkohuni në Shqipëri’ që e ka boshatisur Rilindja me qëllim që për 11 vite edhe që kujton se është bërë gjaku ujë", tha Meta.

Më tej ai shtoi: "Me këtë çështje do të merremi seriozisht, u bëj të qartë të gjithë udhëheqësve të besimeve fetare që janë të tronditur dhe injoruar në shqetësimet e tyre për një çështje kaq madhore të jenë të qetë. për ne tentative për të shndërruar këtë vend në një fermë laboratorike të internacionales së surrogatove do të marrë përgjigjen e merituar. Agresioni i 7 prillit nuk është gjë para përpara këtij agresioni të mafies ndërkombëtare ndaj popullit dhe kombit tonë synon shpërbërjen tonë.

Nëse kujtojnë se gjaku i shqiptarëve është bërë ujë do të çuditen edhe vetë kudo ku janë dhe planifikojnë këto çmendurira për përgjigjen që do ti japë populli i Shqipërisë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë