Lajme

Meta kthen për rishqyrtim edhe ligjin për Noterinë

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për noterinë”.
Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se me Dekretin nr. 11054, datë 14.01.2019, Presidenti i Republikës ka vendosur kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.110/2018 “Për noterinë”, me qëllim rishqyrtimin e neneve 61, 65 dhe 76 të këtij ligji.

Ja pikat e kontestuara nga kreu i shtetit:
Nuk parashikon procedurën se si do të zbatohet në praktikë si dhe nuk përmban asnjë parashikim të shprehur që t’i japë të drejtë ministrit të Drejtësisë që në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Noterisë të nxjerrin aktet nënligjore me qëllim parashikimin e gjithë procedurës së hollësishme për realizimin e këtij procesi;
nuk garantojnë trajtim të barabartë të noterëve përballë kostos që do të duhet të përballojnë për sigurimin e veprimtarisë së tyre, si dhe mund të krijojë një deformim në tregun e sigurimeve referuar sigurimit të veprimtarisë së noterëve; nuk ofron siguri ligjore për mbrojtjen dhe mbështetjen e shtresave të pamundura të shoqërisë për të përballuar tarifat dhe shpenzimet noteriale apo të kategorive të veçanta të shoqërisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë