Lajme

Meta-klasës politike: Reflektim dhe bashkëpunim për negociatat

Presidenti Ilir Meta kërkon përgjegjësi dhe reflektim nga klasa politike pas mocionit të parlamentit holandez, që i kërkon qeverisë vendase të bllokojë hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

“Të mos humbasim këtë moment historik për të hedhur një hap përpara drejt Europës. Të bëjmë çdo përpjekje për mosshkëputjen nga përparimi i fqinjit tonë Maqedonisë së Veriut”, shkruan Meta në rrjetet sociale.

Presidenti e cilëson një detyrim historik anëtarësimin në BE dhe kërkon nga politika kompromis dhe bashkëpunim.

Meta nuk ka komentuar krizën politike dhe as përplasjen institucionale me Kuvendin sa i takon vlefshmërisë së dekretit të nxjerrë prej tij, që anulon 30 qershorin si datë zgjedhjes. Presidenti pritet të dalë në orën 17:00 në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë