Politike

Meta kërkon pjesëmarrje masive më 25 prill: Mision patriotik

Presidenti Ilir Meta këmbëngul në bindjen e tij se 25 prill është një referendum për shqiptarët dhe fton qytetarët që të dalin masivisht të votojnë në këtë datë.

Thirrja e tij u bë në Ditën Botërore të Zgjedhjeve. Ai deklaroi se pjesëmarrja më 25 prill është mision patriotik e historik.

“U bëj thirrje të gjithë të rinjve dhe shqiptarëve, të marrin pjesë në referendumin historik të 25 prillit 2021. Vota është fuqia e vërtetë e çdo qytetari, sidomos e të rinjve, që kërkojnë dhe mezi presin ndryshimin e madh. Pjesëmarrja në zgjedhje, është një mision patriotik. Askush nuk duhet të mungojë!”, thotë Presidenti.

Meta e mbyll reagimin duke garantuar qytetarët se është i vendosur për të mos lejuar askënd që të prekë votën e qytetarëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë