Lajme

Meta do të dorëzojë në 14:30 padinë ndaj Dvoranit

Presidenti Ilir Meta do të kallëzojë sot penalisht kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, për shpërdorim detyre.
Mësohet se padia për ndjekjen penale të Dvoranit do të dorëzohet në Prokurori, në orën 14:30.
Presidenti Meta u përplas me kreun e KED-së, Ardian Dvoranin për procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar kreun e KED “një ushtar të verbër të partisë”.
Meta e akuzon Dvoranin për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore”.
Në reagimin e tij, Dvorani i cilëson të pavërteta akuzat e Metës. Në sqarimin e tij, Dvorani thekson se “KED ka ezauruar të gjitha procedurat e verifikimit, vlerësimit dhe të renditjes së kandidatëve për të gjitha vendet vakante. Cilido autoritet tjetër, përfshirë organet e emërtesës, kanë detyrimin të respektojnë vendimet e KED në këtë proces. Prandaj, ato janë të detyruar ti përmbahen listave të publikuara për sa i takon renditjes dhe përbërjes së tyre, në këtë rast të dërguara Presidentit dhe Kuvendit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë