Politike

Meta e Vasili, letër Prokurorisë së Posaçme: Kërkojmë leje për të takuar Fredi Belerin   

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe nënkryetari Petrit Vasili, i janë drejtuar SPAK me një shkresë ku kërkojnë leje për të takuar kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Belerin, i cili ndodhet në burg.

Letra e dërguar nga Ilir Meta dhe Petrit Vasili

“Ne bashkëkërkuesit Ilir Metaj dhe Petrit Vasili në cilësitë e përshkruara më sipër parashtrojmë para Jush këtë kërkesë për të na dhënë lejen e takimit me Z.Fredi Beleri në ambientet ku ai ndodhet i arrestuar.

Personi i arrestuar në fjalë është përfaqësues i Koalicionit “Bashkë Fitojmë” ku merr pjesë dhe Partia e Lirisë”, thuhet në letrën zyrtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë