Politike

Lleshaj Ministër i Brendshëm, Meta firmos dekretin

Merr fund "saga" Lleshaj. Presidenti Ilir Meta bindet dhe firmos dekretin për të emëruar Sandër Lleshajn në postin e Ministrit të Brendshëm.
Kreu i shtetit ka firmosur dekretin duke i dhënë fund përplasjeve me kryeministrin për emrin e paraqitur gjeneral Lleshajn.
Meta do të deklaronte se do ta shpallte vendimin e tij sot në darkë, pikërisht në ditën e 7-të të afatit kushtetues për t'u shprehur.
Presidenti e dha sinjalin se do të nxirrte një vendim pro caktimin e të Lleshajt, pas publikimit të vendimit të marrë lirimin si ushtrarak të gjeneralit.
Kjo i hapi rrugë emërimit të Lleshajt në postin e ministrit të Brendshëm.
Zgjidhja erdhi si duket pas një takimit që presidenti Meta dhe Rucci patën në ora 12:00 në hotel Tirana.
Ky takim duket se i ka zgjidhur këtë konfilikt. Afati për dekretimin e Lleshajt skadonte sot.   


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë