Politike

Meta: Çmimi i ujit është rritur me 40%, Veliaj të bëjë transparencën

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar se çmimi i ujit është rritur  me 40% dhe se Bashkia e Tiranës nuk ofron transparencë në këtë drejtim

“Vetëm në Bashkinë e Tiranës, në këto ditë kemi nisur disa kërkesa dhe disa proçedura shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me transparencën përsa i takon ujit të pijshëm, ku është rritur çmimi mbi 40%, ndërkohë që zona të tëra të Tiranës janë pa ujë;  me pamundësinë e shumë familjeve për t'i çuar fëmijët për t'i regjistruar në kopshtet dhe çerdhet publike, sepse nuk ka kopshte dhe çerdhe, sepse lekët e tyre, pra lekët për arsimin shkojnë tek inceneratorët, siç vazhdojnë dhe këtu në Elbasan pagesat për inceneratorët.

E vetmja gjë që nuk ndalet në Shqipëri janë pagesat e inceneratorëve”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë