Presidenti i Republikës, Ilir Meta shprehet se duhet të funksionojnë sistemi gjyqësor dhe shteti i së drejtës për të rritur efektivitetin e bankave në Shqipëri.
Në konferencën vjetore të zhvilluar nga Banka e Shqipërisë, kreu i shtetit ka deklaruar se në 10 vitet e fundit, bankat në Shqipëri kanë raportin më të ulët dhënies së kredive.
“Mbetet shqetësim se bankat në Shqipëri kanë efektivitet shumë të ulët në ekonomi. Ato japin kredi në përqindje shumë të ulët nga depozitat që disponojnë. Duke iu referuar vlerësimit të tyre nga BQE, vërehet se gjatë 10 viteve të fundit Shqipëria ka raportin më të ulët të kredisë ndaj depozitave dhe raportin më të ulët të arkëtuar të sistemit bankar ndaj PPB.”- tha presidenti Meta.
Ai referoi se, sipas BQE një nga arsyet pse bankat kanë frenuar kreditimin në Shqipëri lidhet me dobësitë e sundimit të ligjit. Për këtë arsye një kthim dhe forcim në shinat e ligjshmërisë dhe funksionim të shtetit të së drejtës për funksionimin e plotë të gjyqësorit si dhe lufta ndaj korrupsionit do të sillte ndikim të mirë jo vetëm ndaj vendit, por edhe në efikasitetin e drejtpërdrejtë bankar mbi ekonominë shqiptare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.