Politike

Meta: Arrestimet i vlerësoj, por drejtësia po ecën sipas regjisë së Ramës. Rrjepajn s’e mbaj mend që kur s’është më pjesë e LSI

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, komentoi të enjten arrestimet e SPAK për koncesionin e sterilizimit.

I ftuar në News24, Meta u shpreh se ky koncesion nuk ishte i nevojshëm, madje ka qenë spekulativ me qëllim fitimi.

Në lidhje me arrestimin e Klodian Rjepajt, i cili ka qenë zyrtar i LSI, Meta tha se “nuk e mban mend që kur nuk është më pjesë e strukturave”.

“Dihet se kush është krenuar me koncesionin e sterilizimit dhe kush është tallur me kritikat, i cili është kryeministri aktual. Në bashkëpunim edhe me ministrin e Shëndetësisë të asaj kohe bën pikërisht atë që një investim i shkëlqyer i fjalës së fundit të mos e konsideronin fare dhe të paraqisnin një situatë problematike qëllimisht në mënyrë që të realizonin këtë koncesion, i cili është një koncesion i panevojshëm dhe spekulativ për qëllime fitimi.

Personat që kanë problem në këtë hetim marrin përgjegjësitë e tyre të ligjit dhe nuk e mbaj mend që kur nuk është aktiv ky person në LSI”, tha Meta.

Ai vlerësoi arrestimet, por tha se drejtësia funksion me regji dhe mbi ligjin qëndron Rama.

“Provat e drejtësisë me regji i kemi të qarta dhe kryeregjisori është Rama”, tha Meta

Më tej ai vërejti: “Kemi të bëjmë me një presion të fortë të Ramës dhe gjithë strukturave që kanë bërë filtrimin e personelit në sistemin drejtësisë.

Korrupsioni në Shqipëri vetëm po shtohet. Kosto e sterilizimit është 80 fishuar në kundërshtim me aprovimin që ka dhënë ministri socialist në atë kohë. Kush i ka bërë këto pagesa, fondet kanë dalë nga qeveria...”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë