Lajme

Meta çon në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Teatrin

Presidenti Ilir Meta dorëzon kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për të ankimuar ligjin për “Shembjen e Teatrit”. Ai depozitoi kërkesën për shpalljen antikushtetuese të këtij ligji, të cilin vetë presidenti Meta ia ktheu dy herë mbrapsht Kuvendit për rishqyrtim.

Kjo lëvizje mund të sjellë dhe ndonjë bllokim të prishjes së godinës derisa kjo Gjykatë ta shqyrtojë kërkesën e Presidentit.

Kreu i shtetit ka ndjekur përplasjen mes policisë dhe aktorëve përpara Teatrit Kombëtar. Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale i bëri thirrje policisë së shtetit që të respektojë artistët në ushtrimin e së drejtës për të protestuar.
“Rrethimi me policë i Teatrit Kombëtar dhe përplasjet fizike me komunitetin e artistëve, të cilët janë aty në mbrojtjen e një prej vlerave të trashëgimisë tonë historike, kulturore e kombëtare, janë një ngjarje e shëmtuar dhe e turpshme. I bëj thirrje Policisë së Shtetit të respektojë artistët dhe të mos i dhunojë ata fizikisht në ushtrimin e së drejtës së tyre për të protestuar ndaj një vendimi abuziv e korruptiv për prishjen e godinës së Teatrit, dhe as t’i lëndojë ata shpirtërisht, në respekt të dinjitetit njerëzor dhe kontributeve të vyera që kanë dhënë për artin e kulturën kombëtare. As sampistët e Ramiz Alisë nuk e kanë prekur me dorë Edmond Budinën në dhjetor '90! Shumë turp! Shumë turp! Shumë turp!”, shkruan Meta në Facebook.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/2392492754130317?__xts__[0]=68.ARAxQr8VaQuVHRkNCb3HP4ZTvi4N2iGmKAR9tzoB9pfAOL4qfQr7CuIntX8iEO_1sFZrXLshJjOGRCtgl7x56OC0NVlTvz4HXtUSqpKhPKoXX53LdrhZGsNVXrZ2OQ40i9doNo6ldw9AQlpUE98l6HLOUGuB-Y17bI4VOdVZBGa94FM0eH-4ijn8DjaxXsGYCG9GWbsrTunZOve_7Mb6F9YNfEV3QZTcivG7YjCcr5LpFPjTei-kUQHQacYgxkbFW6rD88QCLtgWnEv5jgYrIos7-kz4EmaZRrLj98elWKBRRxDpqCfDc1fWSpQ75hN8reJXbAQAvlSscag2LWxJptzB&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë