Politike

Meta, 35 vite më parë: Jam stërvitur për pesha të rënda

Presidenti Ilir Meta ka postuar një foto të 35 viteve më parë kur stërvitej si boksier, për të theksuar në një postim ndryshe në Facebook se ai është stërvitur vetëm për pesha të rënda.

“I lumtur sot të kthehesha 35 vite pas në kohë për të ndarë kujtime të jashtëzakonshme për një periudhë shumë të bukur të jetës sime, me Profesorin tim të dashur, Ferid Berberi, ish-trajnerin e madh të peshëngritjes së Ekipit Kombëtar e Dinamos dhe të kampionëve Aleksandër Kondo, Agron Haxhihyseni, Ardian Kokonozi, Muharrem Berisha e shumë të tjerë.

Pas arratisjes së Aleksandër Kondos, ishte Profesor Berberi i cili më tërhoqi në magjinë e peshëngritjes dhe më edukoi me shumë pasion e dashuri me vlerat më të mira sportive.

E falenderoj veçanërisht për këtë foto të bukur që më solli sot gjatë stërvitjes me dy miqtë e mi, dinamovitin Bashkim Mullai dhe Ardian Kokonozi, apo siç e quanim të gjithë Poku, Kampion i Ballkanit... Falë tij edhe unë jam stërvitur për të qenë përherë në superformë për të ngritur vetëm pesha të rënda!”, shkruan Meta në Facebook


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë