Nga Ashley Lamb-Sinclair - Ndjej një krenari të caktuar patriotike kur dëgjoj shprehjen e shpikur nga Alexis de Tocqueville, “Eksperimenti i Madh Amerikan”. Inkurajimi në këtë ide është se bota që nga fillimi i shoqërisë ka përcaktuar ndryshinim e njerëzimit gjate gjithë kohës. Fjala eksperiment nënkupton supozime të mira, nxit kuriozitetin, por shkencëtarët me përvojë dinë se eksperimentet e vlefshme kërkojnë kontroll, një kontrast që në themel ku mund të masin çdo ndryshim në mënyrën që të arrijmë besimin në shoqëri. Themelet e shoqërisë sonë e kryejnë kontrollin e këtij eksperimenti të madh me anë të institucioneve. Ne mbështetemi tek to për të siguruar disa pamje të vazhdimësisë kur zhvillohet një evolucion i pashmangshëm, pra duke pasur parasysh ngjarjet e kohëve të fundit që kanë të bëjnë me institucionet tona të ndryshuara, nuk është çudi që kaq shumë njerëz kanë dalë në rrugë për të protestuar.
Është e vështirë për një edukatore të shoh ngjarje si e Bret. M Kavanaught-it ndërkohë që e kupton natyrshëm se aspektet e dukshme të heshtjeve të femrave më të cilat ballafaqohet vendi ynë në këtë moment, zhvillohen që në klasat e parashkollorëve. E kam ndier këtë të vërtetë si prind dhe si mësuese.
Këtë verë kur po merrja vajzën time 5-vjeçare nga shkolla, ajo erdhi drejt meje shumë e lumtur. Më pas një asistente e re u afrua drejt nesh duke i thënë: “Sot ke qenë shumë e mirë. Ishe e qetë dhe veprove ashtu siç të thashë”
Unë ndjeva një zemërim të thellë në atë moment dhe më vonë kuptova se isha aq e zëmëruar nëse vajza imedo të qëndronte e heshtur nese e përdhunonin. Ky zemërim i shtyn edhe protestueset në rrugë. Që në moshë të re gratë vlerësohen për heshtjen e tyre, ndërsa Christine Blasey dhe viktima të tjera të sulmeve seksuale, kritikohen nëse flasin.
Unë nuk e fajësova mësuesen e re. Ajo nuk ishte një edukatore e trajnuar, por praktikante që punonte me kohë të pjesshme për të zëvendësuar mësuesit në ditën e tyre të pushimit. Megjithatë unë mendoja vazhdimisht për të njëjtën situatë. Ndoshta, ajo nuk ishte një edukatore e trajnuar por unë jam dhe më duhet ta kuptoja menjëherë se nëse unë kisha pranuar, apo nuk kisha marrë pjesë në heshtjen e grave që ishin dhunuar. Po aq e rëndësishme sa është shqyrtimi i gjinisë, seksualitetit dhe rolet e vajzave dhe grave në shoqëri që po përparojnë me shpejtësi gjithashtu, është e rëndësishme të njihet roli i vazhdueshëm që luajnë shkollat në heshtjen e vajzave.
Burgosja e meshkujve që sulmojnë seksualisht gratë mund të jenë një hap i parë i rëndësishëm në ndryshimet që duhet të ndodhin për të krijuar barazi gjinore në botë, por për të krijuar ndryshime më adaptuese ose transformuese, është e rëndësishme që institucionet e edukimit të shihen si komponent kyç në krijimin e atij ndryshimi.
Hulumtimi gjatë disa dekadave ka treguar se mësimdhënësit ofrojnë një shpërndarje të pabarabartë të kohës për studentët meshkuj duke u kushtuar më shumë rëndësi, ndërsa vajzat pyeten shumë rrallë edhe pse ato kanë vullnetin për të mësuar. Mësuesit shpenzojnë pothuajse dy të tretat e kohës të bashkëveprimit me djemtë sesa me vajzat dhe i’u lejojnë djemve të ndërpresin vajzat ndërkohë që ato flasin. Ndërsa për femrat me ngjyrë heshtja është më e drejtpërdrejtë. Ato kanë më shumë gjasa të dënohen në shkollë sesa nxënëset e bardha veçanërisht kur tregohen "të pabindura" ose "sfiduese". Këto sjellje dhe struktura të njëanshme në shkolla rezultojnë në fëmijët që rriten duke pranuar pabarazitë gjinore si normë që duhet ta kryejnë gjithë jetën.
Në një studim të afro 20.000 të rinjve, vetëm 8 për qind e vajzave dhe 4 për qind e djemve preferuan udhëheqësit politikë femra, duke treguar se të rinjtë janë adaptuar me idenë për të besuar se burrat janë udhëheqës më të mirë se gratë. Dy vjet më parë kisha një nxënëse në klasën time e cila ishte e shqetësuar për shkak se e kishin ngacmuar djemtë në shkollë. Ajo tha se çdo ditë që hynte në ndërtesën e shkollës, djemtë vazhdimisht e shihnin dhe e ngacmonin. Dëgjoja me vëmendje se zëri i saj përshkallëzohej dhe zhgënjimi i saj rritej, por nuk mund ta ndihmoja, ashtu siç nuk mund të bëja asgjë për këtë. Përmes politikës së shkollës, ajo kishte pak të drejta për të argumentuar çështjen e saj, pasi u përball me paragjykimet e veshjes së saj. Si mësuese e shkollës, çdo herë që diskutohej për kodin e veshjeve unë rritja në heshtje, edhe pse nuk pajtohesha me politikat mbroja meshkujt. Kontradiktat për kodin e veshjes janë debatuar gjerësisht, por në këtë rast ndikonte te vajzat e reja për t’u ndjerë të pafuqishme në sistemin shkollor dhe kur këto vajza rriten thjesht pranojnë të heshtin pasi mendojnë se do ti përbuzin.
Lëvizja #MeTo nuk është asgjë e re.
-Louisa May Alcott shkroi "Puna: Një histori e përvojës" ku tregonte se kishte punuar që në moshën 18 vjeç dhe ishte dhunuar seksualisht nga punëdhënësi i saj.
-Karmita Wood paraqiti një kërkesë për tu larguar nga puna në universitetin “Cornell” për shkak të prekjes përdhunimit nga mbikëqyrësi i saj.
-Recy Taylor u rrëmbye dhe u përdhunua nga një grup njerëzish dhe kaloi vite duke luftuar për drejtësi, duke dëshmuar kundër tyre, duke kërkuar dënimin me vdekje për autorët e përdhunimit të saj.
Ka kaq shumë raste sa nuk mund ti përmbledh vetëm lëvizja #MeTo
Edhe pse po diskutohet publikisht se ngacmimet dhe dhuna seksuale dalëngadalë po marrin fund, shkaku rrënjësor nuk është të vetëm dënimi i dhunueseve. Edukimi për mbrojtjet e të drejtave të grave duhet të nisë që nga familja dhe institucionet mësimore. Gjithashtu, duhet të theksohet se heshtja e grave dhe vajzave jo vetëm që dëmton vajzat, por edhe djemtë. Kur djemtë në klasën parashkollore të mbesës time e shohin atë dhe vajzat e tjera që nuk i’u kundërvihen kur ata bëjnë gabime, gjatë gjithë kohës do të presin që vajzat të heshtin duke çuar në paragjykime gjinore jo vetëm në shkolla, por në vendin e punës, familje dhe më gjerë. Kur unë dhe mësuesit e tjerë i lejojmë djemve të monopolizojnë diskutimet në klasë ose t'i lejojnë ata të ndërpresin vajzat kur flasin, bëhemi bashkëpunëtor të pabarazisë gjinore. Më vonë, kur një vajzë do t’i thotë një prej këtyre djemve "jo", ai do të shpërfillë kërkesën e saj sepse ai beson se nevojat e tij kanë rëndësi më shumë se gjithçka tjetër.
Unë nuk dua që vajza , nxënësit dhe askush tjetër të kenë një të ardhme si kjo që po përjetojnë shumë femra tani. Gjithashtu, shpresoj që në këtë moment të "Eksperimentit të Madh Amerikan institucionet arsimore të ndryshojnë mënyrën se si edukojnë fëmijët.
Ashley Lamb-Sinclair është mësuese e klasave fillore dhe anëtare e organizatës “Mësuesi i vitit”. Ajo mbështet lëvizjen ndërkombëtare të grave #MeToo dhe ka krijuar politika nëpër shkolla për ti dhënë fund pabarazisë gjinore./The Washington Post/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.