Nga Argjentina vjen një këshillë e veçantë për Leo Messin.
Sipas Oscar Ruggerit, i cili ka fituar një Botëror me bardhekaltërit në vitin 1986, Messi nuk duhet të luajë më me Barcelonën, por të përqendrohet në Botërorin e Rusisë.
“Leo mund të marrë në telefon presidentin e klubit dhe t’i thotë që nuk do të luajë me skuadrën, por do t’i përkushtohet vetëm kombëtares. Ju mendoni se Barcelona nuk e fiton kampionatin po nuk luajti Messi? T’i thotë që kjo është Kupa e tij e Botës dhe të nisë përgatitjet për Botërorin”, deklaroi ish-mbrojtësi.
Më tej, Ruggeri shtoi se në vitin 1986, futbollistët argjentinas nisën përgatitjet 65 ditë përpara turneut.
“U përqendruam në atë Botëror 65 ditë përpara. U mblodhëm të gjithë bashkë për të përgatitur aventurën në Meksikë”, theksoi Ruggeri.
Si.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.