Futboll

Messi ndërpret tratativat për rinovimin

Lionel Messi mund ti thotë lamtumirë Barcelonës në 2021. Kjo është ajo që zbulon “Cadena Ser” e që e sheh numrin 10 argjentinas veçanërisht të bezdisur nga problemet brenda vetë klubit blaugrana. Zërat për një përfshirje të mundshme në manovrat e fshehta, në luftën kundër teknikut aktual të Quique Setièn, po e shqetësojnë veçanërisht atë.

Vendimi për të ndërprerë negociatat e rinovimit është një sinjal i qartë për presidentin Bartomeu, i impenjuar në fushatën elektorale që do të përfundojë, pranverën e ardhshme, në zgjedhjet për të vendosur për krerët e klubit. Drejtuesi më i lartë i Barças duhet të arrijë aty me rinovimin e Messit në xhep.

Dialogu mes palëve, para kësaj ndërprerje, po çonte në një rinovim deri në 2023 kur Leo, në atë kohë 36 vjeçar, mund të vendoste të mbyllte karrierën në skuadrën e tij të parë argjentinase, Neëell’s Old Boys. Tani gjërat po ndryshojnë e, në Amerikën e Jugut apo jo, të shumtë janë ata që ëndërrojnë të marrin në skuadër pasuesin e Maradonas.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë