Futboll

Messi, kaos total/ Luftë me La Liga, por në Argjentinë janë të sigurtë: Qëndron te Barça

Heshtja e Lionel Messi ka përfunduar. Përmes të atit-menaxher, argjentinasi ka nxjerrë një komunikatë në përgjigje të asaj të La Liga në të cilën konfirmon pa vlefshmërinë e klauzolës lirimit të kontratës prej 700 milionë euro, që sipas mendimit të tij ka rënë në fund të sezonit 2019/20. Asnjë hap prapa nga argjentinasi, beteja me Barcelonën vazhdon e përfshin edhe la Liga. Messi dëshiron të largohet nga blaugrana, nuk ndihet më i lidhur me kontratë me klubin e nuk është i gatshëm të paguajë klauzolën. E menjëhershme përgjigja e Ligës spanjolle ndaj komunikatës së Messi: “Klauzola prej 700 milionë ekziston e është e vlefshme, interpretimi i tyre i kontratës është i pakundërshtueshëm”. E ndërkohë, nga Argjentina janë të sigurtë: “Qëndron tek Barcelona”.

Prej ditësh kampioni argjentinas po kërkon një zgjidhje. Jorge Messi, i ati-menaxher i lojtarit, për të tretën ditë është në punë për të zhbllokuar situatën e pos studion dokumentat bashkë me stafin ligjor. Pozicioni i Bartomeut – e rrjedhimisht i Barcelonës – për të mos e lënë të largohet është i qartë, por lamtumira duket e paevitueshme në fund të sezonit.

Beteja ligjore sapo ka nisur. Për momentin Messi nuk ndihet i lidhur me kontratë me klubin që e ka rritur, por nuk përjashtohet edhe qendrimi për një vit tjetër, duke bërë një hap prapa, për tu larguar me parametër zero në sezonin e ardhshëm. Nga Argjentina janë të sigurtë për këtë opsion : “Qëndron tek Barcelona dhe së shpejti do të shpjegojë edhe përse”.

Ndërkohë, Jorge Messi i ka dërguar një letër këtë mëngjes La Liga-s, duke hedhur poshtë deklaratën e këtij institucioni, bërë të dielën e kaluar, në lidhje me kontratën e Leo Messit me Barcelonën.. Ja shkresa e plotë e babait-menaxher të gjashtë herë fituesit të “Topit të Artë”:

“D. Jorge Horacio Messi, si përfaqësues i futbollistit profesionist, Lionel Andrés Messi, në përgjigje të deklaratës së botuar më 30 gusht 2020 nga Liga Kombëtare e Futbollit Profesional në Spanjë, në lidhje me situatën kontraktuale të lojtarit, pavarësisht nga anësia e saj e dukshme për rolin që përfaqëson një institucion i tillë në mbrojtje të interesave të bashkëpunëtorëve të vet (klubet e futbollit), duhet të deklarojë se:

1. Ne nuk e dimë se cila kontratë është ajo që ata kanë analizuar dhe cilat janë bazat, në bazë të cilave konkludojnë se ekziston një “klauzolë përfundimi” e zbatueshme, në rast se lojtari vendos të kërkojë përfundimin e njëanshëm të së njëjtës (kontratë), me efekt nga fundi i sezonit sportiv 2019-2020.

2. Kjo është për shkak të një gabimi të dukshëm nga ana juaj. Kështu, siç thuhet fjalë për fjalë në pikën 8.2.3.6 të kontratës së nënshkruar midis klubit dhe lojtarit, “ky kompensim nuk do të zbatohet, kur përfundimi i kontratës me vendim të njëanshëm të lojtarit hyn në fuqi nga fundi i sezonit sportiv 2019-2020”. Pa paragjykuar të drejtat e tjera që përfshihen në kontratë dhe që ju i hiqni, është e qartë se dëmshpërblimi prej 700 milionë eurosh, i parashikuar në klauzolën e mëparshme 8.2.3.5, nuk zbatohet aspak”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë