Futboll

Messi: Do qëndroj tek Barcelona, nuk futem në beteja ligjore me klubin e jetës sime

Lionel Messi ka vendosur të qëndrojë tek Barcelona për sezonin që pritet të fillojë ne fundjavën e 26-27 shtatorit kundër Villarreal. "Nuk futem në beteja ligjore me klubin e jetës sime, prandaj do qëndroj tek Barcelona". Pleshti duhet ti nënshtrohet testeve anti-Covid, që shokët e skuadrës e kanë kryer më parë, për tu bashkuar me grupin e të rifillojë aktivitetin me skuadrën. Barcelona, pavarësisht zhurmës së javëve të fundit e mundësisë për ta humbur lojtarin me kosto zero në qershor 2021, nuk do ta gjobisë Messin që ka munguar në seancat e para stërvitore nën urdhrat e Koeman.

Përkundër komunikatës me të cilin i ati-menaxher i Messi i kishte informuar të gjithë për, argjentinasi ka vendosur të bëjë një hap prapa e të qëndrojë në Barcelonë. Vendimi duket si diçka e detyruar dhe jo e dëshiruar. Për “Goal.com”, ai rrëfen arsyet dhe madje akuzon ashpër presidentin Bartomeu: “Dashuria ime për Barcelona nuk diskutohet! Bartomeu gënjeu, sepse ndryshe kishim rënë dakord në fund të këtij sezoni dhe nuk e mbajti fjalën. Ai gjithmonë më thoshte: kur të mbarojë sezoni, vendos nëse qëndron apo largohesh. Por ai kurrë nuk vendosi një datë. Burofax ishte thjesht për ta zyrtarizuar që ai nuk po ndiqte rregullat, për të mos u përleshur sepse nuk doja të luftoja me klubin

E vërteta është se nuk ka projekt! Këtu nuk ka asgjë. Kam vuajtur gjithë vitin, në stërvitje, ndeshje dhe në dhomat e zhveshjes! Ka shumë persona fals. Ata mashtrojnë dhe mbulojnë vrimat, duke vazhduar”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë