Gazeta Si – Argjentina ka fituar të drejtën për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit, duke nxjerrë jashtë rivalin e përjetshëm, Brazilin. Paraguai është skuadra tjetër amerikano-jugore që shkon në këtë event, që zhvillohet në verë.

Në Olimpiadë ka një mundësi reale që të jetë edhe Lionel Mesi, kampion bote në Katar me Argjentinën. Trajneri i Argjentinës U-23, Havier Maskerano, ka bërë me dije se për ish-shokun e skuadrës te Barcelona dyert janë të hapura. Mesi mund të jetë një nga tre lojtarët jashtë moshe që pranohen në Lojërat Olimpike.
“E gjithë bota e di se çfarë raporti kam me Leon, – ka thënë Maskerano. – Nëse ai dëshiron të bashkohet me ne në Olimpiadë, është i mirëseardhur. Dyert janë të hapura”.
Tashmë gjithçka mbetet në dorë të vetë Mesit. Ai do të vendosë nëse mund të marrë pjesë në këtë aventurë, ose jo. Nëse do të ishte në Paris, sigurisht që do të ishte një vlerë e shtuar për skuadrën e tij dhe gjithë eventin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.