Futboll

Mesi kërkon falje: Gabova, më e mira ende nuk ka ardhur te Barcelona

Lionel Mesi ka kërkuar ndjesë për gjithë situatën e krijuar së fundi te Barcelona. Ai pranon se ka gabuar, por thekson se ka dashur gjithmonë të mirën e klubit, ndërsa tifozëve u bën ftesë që të rinisen së bashku, sepse më e mira ende nuk ka ardhur.

Është hera e dytë që ylli argjentinas flet për krizën katalanase. Pasi foli për “Goal.com” në lidhje me burofax-in e famshëm, me anë të të cilit donte largimin gratis nga Barcelona, ai ka zgjedhur “Sport”-in, të përditshmen katalanase për të thënë fjalën e tij. "Pas shumë përplasjesh, do të më pëlqente ta mbyllja këtë histori. Të gjithë ne të Barcelonës duhet të bashkohemi dhe të kuptojmë se më e mira po vjen.

Lionel Mesi. Gazeta Si, 30 shtator 2020

Kam gabuar dhe marr përgjegjësitë e mia. Kam gabuar, por kam dashur vetëm që Barcelona të jetë më e fortë. Pasioni dhe dëshira janë mënyra e vetme për të realizuar objektivat. Gjithçka arrihet nëse jemi të bashkuar dhe të shkojmë në të njëjtin drejtim.

Dua t’u dërgoj një mesazh të gjithë ortakëve të klubit dhe të gjithë tifozëve katalanas: nëse dikush është bezdisur nga ato që kam thënë, të mos ketë asnjë dyshim se gjithçka e kam bërë duke menduar më të mirën për klubin”, - ka theksuar Mesi gjatë intervistës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë