Trend

Mesazhet mund të jenë një ndihmë e madhe për mirëqenien mendore të adoleshentëve

Për shumë prindër, është një luftë e vazhdueshme për të larguar adoleshentët nga telefonat e tyre.

Por, studiuesit nga Universiteti I Kalifornisë thonë se varësia e të rinjve ndaj telefonave mund të mos jetë plotësisht i dëmshëm sa mendohej më parë.

Studiuesit besojnë se dërgimi i mesazheve me të vërtetë mund të jetë i mirë për shëndetin mendor të fëmijëve.

Të rinjtë përballen më mirë me problemet dhe ulje-ngritjet e moshës nëse mund të shprehin ndjenjat e tyre me miqtë përmes mesazheve në WhatsApp, Facebook etj.

Sipas studimit të botuar nga Journal of Adolescent Health, shkëmbimi i emocioneve me tekst pas një ngjarjeje të keqe, shtoi pak lumturi tek adoleshentët, uli nivelin e stresit dhe ngadalësoi rrahjet e zemrës.

Studiuesit thanë se dërgimi i mesazheve miqve pas provimeve ose ndarjeve mund të jetë pikërisht ajo që adoleshentët kanë nevojë për t'i kaluar ato.

Gjetjet e fundit, bien në kundërshtim me një studim të vitit 2019 nga King's College London, i cili zbuloi se një në katër fëmijë ka nivele ‘problematike’ të përdorimit të smartphone-ve.

Në vend të kësaj, studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë thanë se pjesa më e madhe e debatit aktual është përqendruar në kohën që të rinjtë përdorin smartphone.

"Rezultatet tona sugjerojnë dhe se studiuesit duhet të përqendrohen në mënyrat në të cilat koha e kaluar në telefon përdoret.” thanë studiuesit.

Sipas tyre, nuk është koha ajo që ka rëndësi. Duhet të dihet se për cfarë e harxhojnë atë kohë. Nëse fëmijët dhe adoleshentët kalojnë kohë dukë biseduar me shoqërinë e tyre apo duke marrë informacione për gjëra të caktuara, kjo në fakt është diçka positive. Gjithsesi kurrë nuk duhet të lëmë mënjanë kujdesin që duhet të tregohet në çdo rast.

Burimi: Daily Mail. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë