Ka ndodhur

Merrnin para për ndërtime të paligjshme, lihen në burg dy zyrtarët e Bashkisë Kamëz

Gjykata e Posaçme ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për kryeinspektorin dhe inspektorin e Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kamëz, Dritan Nikolli dhe Ermal Baci.
Ata akuzohen për “korrupsion pasiv” dhe “shpërdorim detyre”.
Sipas prokurorisë, dy zyrtarët e IMT-së merrnin shuma prej 1-3 mijë euro për ndërtime të paligjshme në Kamëz.
Zyrtarët e bashkisë Kamëz u vunë në pranga ditën e djeshme, pasi kanë lejuar ndërtime pa leje.
Policia në njoftimin e saj zyrtar tha se Dritan Nikolli dhe Ermal Baci, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe 6-mujore, qytetarëve të ndryshëm në zonën e Bashkisë Kamzë, të cilët i konstatonin duke kryer ndërtime pa leje, u kanë kërkuar dhe u kanë marrë shuma monetare, në këmbim të mosndëshkimit të tyre me masa administrative, sipas legjislacionit në fuqi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë