Futboll

Merr fund pritja, Prishtina shpallet kampione e Kosovës pas 8 vitesh

Pas 8 vitesh pritje, Prishtina është shpallur kampione e Kosovës. Pas fitores 1-2 në fushën e Gjilanit, skuadra e drejtuar nga Zekerija Ramadani, ka fituar matematikisht titullin kampion në Kosovë për sezonin 2020-2021. Gledi Mici dhe Zyba shënuan golat që i dhanë fitoren e titullit skuadrës prishtinase.

Për Prishtinën është titulli i 11-të në histori dhe fakti që vjen pas 8 vitesh e bën atë më të veçantë. Për herë të fundit, Prishtina ishte shpallur kampione në sezonin 2012-2013. Gjatë këtij sezoni Prishtina ka arritur të fitojë garën me Dritën dhe Ballkanin, dy skuadrat e tjera prerendente.

Prishtina, kampione e Kosovës. Gazeta Si, 16 maj 2021

Në 35 javë kampionat, skuadra e trajnerit Ramadani ka grumbulluar 78 pikë. Me Prishtinën aktivizohen disa futbollistë të njohur të kampionatit shqiptar, si Gentian Muça, Sabien Lilaj, Gledi Mici, Leonit Abazi e të tjerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë