Ka ndodhur

Merr flakë banesa në Lezhë, shpëton gruaja e moshuar

Kati i dytë i një banese 5-katëshe është përfshirë nga flakët mëngjesin e të martës, përballë Prefekturës së Lezhës.

Flakët dyshohet se janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Në momentin e zjarrit, brenda shtëpisë ndodhej një grua e moshuar.

Policia thotë se ajo është nxjerrë jashtë pa marrë lëndime, ndërsa policia që mbërriti në vendngjarje nisi hetimet.

Për fat të mirë, ndërtesa që u përfshi nga flakët ndodhej në anë të rrugës kryesore, ç’ka lehtësoi mbërritjen e shpejtë të zjarrfikësve që bënë edhe ndërhyrjen për shuarjen e flakëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë