Gjatë një takimi në Romë me kryeministrin italian Konte, kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur se BE duhet të bëjë më shumë për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas saj nëse nuk bëhet kjo gjë, do të hapet një boshllëk që do të mbushet nga të tjerë dhe kjo gjë nuk përputhet me interesat strategjike europiane.
“Vendet e Ballkanit Perëndimor janë dhe vende të NATO-s dhe ne ndajmë në këtë drejtim një strategji Atlantike,” u shpreh ajo.
Njejtë si kancelarja mendonte edhe kryeministri italian Xhusepe Konte. Ai u shpreh se Gjermania dhe Italia duhet të punojnë së bashku për arritjen e objektivave të BE-së në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.