Lajme

Merkel në Kroaci: Fushatë te roja e kufirit të jashtëm të BE

Kancelarja Angela Merkel dhe kandidati kryesor i partive popullore europiane, Manfred Weber kanë udhëtuar drejt Kroacisë ku takohen me kryeministrin kroat Andrej Plenkovic.

Tema qendrore e vizitës së kancelares gjermane në Zagreb pritet të jenë refugjatët, pasi Kroacia konsiderohet si një roje e besueshme e kufirit të jashtëm europian dhe ndihmon me këtë që të mbahet sa më e vogël tema e refugjatëve në fushatën aktuale europiane.

Trashëgimia e Luftës së Dytë Botërore do të jetë po ashtu në qendër të vëmendjes së vizitës së Merkel, edhe pse ajo viziton Kroacinë për të mbështetuar kandidatët t moderuar dhe konservatorë në zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Europian.

Ndërkohë që Merkel do të drejtojë Kongresin kryesor të Partisë Popullore Europiane të qendrës së djathtë (PPE) në kryeqytetin e Zagrebit, mijëra kroatë do të mblidhen në Austrinë jugore për të përkujtuar një masakër të dhjetëra mijëra ushtarëve dhe familjeve të tyre nga regjimi nazist i ushtrisë, në maj të vitit 1945.

Gjatë kësaj vizite, e cila shënon edhe paraqitjen e saj të vetme në një tubim parazgjedhor jashtë Gjermanisë, Merkel shpreson të japë një nxitje për partinë konservatore kroate të Bashkimit Demokratik Kroat, i cili pritet të ketë rezultate të larta në zgjedhjet e 26 majit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë