Ne rrjet

Merkel: Jemi ende në fillim të pandemisë, mos nxitoni të dilni nga karantina

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka ngritur sot alarmin se dalja e shpejtë nga izolimi mund të jetë një gabim i rëndë për Gjermaninë dhe Europën.

Ajo ka paralajmëruar se Gjermania dhe vendet e tjera rrezikojnë të hedhin poshtë të gjitha arritjet e fundit në frenimin e përhapjes së Covid-19, duke këshilluar liderët të mos nxitojnë për të dalë nga izolimi dhe karantina.

Disa dyqane të vogla rihapën dyert e tyre në Gjermani dhe Europë këtë javë, pasi autoritetet filluan të lehtësojnë masat e distancimit fizike të marra një muaj më parë.

"Këto rezultate të përkohshme janë shumë të brishta. Po qëndrojmë mbi një akull shumë të hollë," tha Merkel ndërsa iu drejtua parlamentit gjerman të enjten.

Qeveritë federale dhe shtetet gjermane ranë dakord kohët e fundit për të liruar disa nga kufizimet fizike të zbatuara për të luftuar Covid-19, duke përfshirë lejimin e dyqaneve më të vogla që të rihapen.

"Unë mbështes plotësisht vendimet e marra nga qeveria federale," tha Merkel. “Por zbatimi i tyre shqetëson. Këto masa duket të jenë të guximshme, ndoshta shumë të guximshme."

Pas lirimit të disa kufizimeve, shumë njerëz u mblodhën në dyqane dhe zonat e këmbësorëve këtë javë, duke bëre që mjeket gjermanë të paralajmërojnë kundër vetëkënaqësisë. Merkel i bëri jehonë atyre thirrjeve në fjalimin e saj në parlament.

"Zbatimi i strategjisë së daljes përbën shkak pëe shqetësim," tha Merkel të enjten ndërsa iu drejtua parlamentarëve në Bundestag. “Disa shtete duan të dalin nga izolimi shpejtë, për të mos thënë shumë shpejtë. "Askujt nuk i pëlqen ta dëgjojë, por ne nuk jemi në fazën e fundit të kësaj pandemie, por në fillim," tha kancelarja gjerman. "Ne do të vazhdojmë të jetojmë me këtë virus të për një kohë të gjatë."

Merkel e përshkroi pandeminë si "një imponim ndaj demokracisë sonë, sepse kufizon saktësisht gjërat që përbëjnë të drejtat dhe nevojat tona ekzistenciale". Pavarësisht kësaj, tha ajo, masat e vazhdueshme distancuese ishin të nevojshme.

Mënyra sesi Gjermania e përballoi  krizën ka marrë lavdërime në të gjithë botën, gjithashtu ka qenë subjekt i kritikave në Berlin, ku politikanët liberalë akuzuan kryeministren konservatore se vepronte në një rol më ekzekutiv sesa e parashikonte kushtetuta e vendit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë