Futboll

Merkato/ Juventusi pëlqen Ederson, Dier te Bajern Mynih dhe Sanço rikthehet te Borusia

Gazeta Si – Firma, prezantime dhe përplasje në merkato për të njëjtin objektiv. Juventus dhe Napoli ‘luajnë’ një ndeshje mes tyre për mesfushën, me Samarxhiç ende një dëshirë për të dy klubet. Por Alegri ka edhe një plan tjetër.

Objektivi i vërtetë i Juvenbtusit për të forcuar mesfushën është Ederson, shok skuadre me Gjimshitin tek Atalanta. Klubi bardhezi kishte lëvizur më parë për një tjetër lojtar të Atalantës, Kopmeiners, por ishte shumë e vështirë për një marrëveshje në janar.

\Për karakteristikat taktike, Alegrit i pëlqen më shumë Ederson. Atalanta refuzon për momentin, por gjkithçka mbetet e hapur. Nëse Samarxhiç shkon te Napoli, atëherë Juventusi do të bëjë të pamundurën për të marrë brazilianin e Atalantës.

Në Bundesligë ndërkohë ka lëvizje konkrete sa i takon merkatos së dimrit, me dy anglezët Dier dhe Sanço që janë trasferuar përkatësisht për Bajern Mynih dhe Borusia Dortmund. Dier bashkohet me bavarezët ashtu si ish-shoku i tij i skuadrës, Herri Kejn.

Sanço ndërkohë rikthehet te Borusia pas aventurës negative te Mançester Juinajtid. Ai ka kaluar tek ish-skuadra e tij në formë huazimi deri në qershor. Totenhemi ka lëvizur menjëherë dhe ka marrë nga Xhenoa rumunin Dragusin, i kërkuar nga shumë klube.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë